Rreth Nesh

Historiku

Qendra për Arsim Demokratik është themeluar në dhjetor të vitit 2001 si organizatë jofitimprurëse. Që prej fillimit, qendra ka kryer një sërë veprimtarish si programe trajnimi, projekte studiuese dhe hulumtuese me bashkëpuntorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, një llojshmëri të gjerë botimesh, konferenca, forume, seminare, etj.

Programet e CDE-së janë të akredituara nga Komisioni i Akreditimit të Programeve në përmbushje të Urdhrit nr.110, datë 09.03.2011 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe Rregullores për Sistemin e Akreditimit të Programeve të Trajnimit.

CDE është anëtare e Konsorciumit Ndërkombëtar MKLSH (International RWCT Consortium) dhe Organizatës Ndërkombëtare të të Menduarit Kritik (Critical Thinking International Inc.). CDE ka licensën e zbatimit të Programit dhe të përdorimit e të shumëfishimit të të gjitha materialeve që lidhen me të.

Programi i MKLSH, është një nga 26 programet e njohura në nivel ndërkombëtar nga Byroja Ndërkombëtare e Arsimit (International Bureau of Education).

Qendra për Arsim Demokratik është anëtare e Eduation Research Initiative in South East Europe (ERI SEE) si dhe Teacher Education Policy in Europe (TEPE).

Ajo zhvillon aktivitetin e saj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Partnere

Qendra për Arsim Demokratik newsletter

Rregjistrohuni me email per te marre te rejat me te fundit nga CDE

Na ndiqni në Facebook

Na Kontaktoni

Adresa Rruga Jordan Misja,
Pallatet Genner 2, 
Tiranë

Email: [email protected]


Sekretaria:
Tel: +355 44 50 90 11/12 / +355 69 80 60 934