Standardet në sistemin e përgatitjes së mësuesve

Ky dokument është përgatitur për të vendosur një komplet të njësuar standardesh të cilat janë kërkesa të domosdoshme për t’u plotësuar për çdo program të përgatitjes së mësuesve në Shqipëri. Informacioni i dhënë në këtë dokument bazohet në kërkesat për të përgatitur mësuesit e rinj që diplomohen në fakultetet e mësuesisë të vendit. Standardet e formuluara janë një udhëzues i qartë dhe përmes tij jepet informacion i drejtpërdrejtë për hartimin e programeve të përgatitjes së mësuesve dhe kontrollin për të garantuar cilësinë.

Në sistemin tonë arsimor për akreditimin e programeve të përgatitjes fillestare të mësuesve, standardet përaktojnë elementet të cilët janë të domosdoshëm për një program studimi, degë, lëndë etj., që të gjykohet si i përshtatshëm për të përgatitur mësues në pajtueshmëri me politikat arsimore ekzistuese, me shprehitë, njohuritë dhe vlerat e nevojshme. Formulimi i standardeve i jep përgjigje pyetjes: Cilat janë karakteristikat e një programi të përgatitjes fillestare të mësuesve të cilët diplomohen dhe më pas licensohen për të dhënë mësim në shkollat shqiptare?

Standardet përmbajnë shtatë fusha kryesore: Kurrikula, Personeli, Studentët, Bashkëpunimi me shkollën, Mjediset fizike, Menaxhimi dhe Garantimi i cilësisë  Fushat e mësipërme, detajohen në 22 standarde me gjithsej 56 tregues të cilët janë të detajuar në tabela. Për realizimin e këtij studimi punoi Dr. Bardhyl Musai, Profesor i Asociuar. 
Financimi i studimit u bë nga Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë.

Shkarko materialin e plotë në PDF.

Partnere

Qendra për Arsim Demokratik newsletter

Rregjistrohuni me email per te marre te rejat me te fundit nga CDE

Na ndiqni në Facebook

Na Kontaktoni

Adresa Rruga Jordan Misja,
Pallatet Genner 2, 
Tiranë

Email: [email protected]


Sekretaria:
Tel: +355 44 50 90 11/12 / +355 69 80 60 934