Reformimi i sistemit të përgatitjes dhe të trajnimit të mësuesve

Propozim për ris​trukturimin e programeve të studimit në fakultetet e mësuesisë në përputhje me procesin e “Bolonjës“

Studimi përqendrohet te puna që po kryeht në Fakultetet e mësuesisë të cilat janë të përfshira nga kërkesa për reformim të përgatitjes së mësuesve, “proces i Bolonjës”. Pa mohuar aspak punën e bërë deri tani, por duke e vlerësuar këtë proces si të vështirë dhe që pengohet nga faktorë të shumtë, si mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme, e fondeve, e përvojës dhe e njohjes, gjendja e tanishme është larg arritjes së synimit strategjik: integrimi në Bashkimin Europian, dhe më gjerë, në atë të familjes së vendeve të përparuara.

Nga ana tjetër, statusi i ulët i mësuesve në shoqëri, kontigjentet e dobëta të studentëve i bëjnë fakultetet e mësuesisë ende të papreferuar dhe cilësia e dobët riciklohet duke e vështirësuar përmirësimin e situatës arsimore. Integrimi në Bashkimin Europian, ku Shqipëria ka kohë që ka paraqitur kërkesën për të nënshkruar marrëveshjen e asocijim stabilizimit, kërkon edhe përmbushjen e disa standardeve në arsim. Këto standarde burojnë nga objektivi që ka përcaktuar Europa si shoqëri e dijes dhe që kërkon të ketë rol udhëheqës në ekonominë botërore në vitet e mëpasme, duke filluar nga viti 2010.

Po ashtu, në Deklaratën e Bolonjës, në paragrafin e dytë përmendet se Europa është shoqëri e bazuar në dijen dhe që mbështetet në vlerat e qytetarisë demokratike. Për më tepër, në Strategjinë e arsimit parauniveristar, të miratuar në Korrik 2004 përmendet se në arsimin bazë do të synohet në formimin e shprehive për shoqërinë e dijes. Bashkimi Europian në mënyrë të vazhdueshme po mbështet reformat arsimore në vendet e Europës Juglindore që janë të lidhura pazgjishmërisht me prirjet europiane, në mënyrë të veçantë me strategjinë “Objektivat 2010”. Në dokumentet e BE-së, prioritet i lartë i jepet përgatitjes dhe trajnimit të mësuesve, si aktorë kryesorë në çdo strategji që ka si synim nxitjen e zhvillimit të shoqërisë dhe të ekonomisë.
 
Kërkesat e sotme për përgatitjen e mësuesve burojnë nga nevoja në zhvillimin e potencialit njerëzor me qëllim që ata të përballojnë sfidat e shoqërisë së dijes.

Studimi përqendrohet në elelemente të tilla si struktura e planeve mësimore dhe e lëndëve, sistemi i vlerësimit, sutimet në tre cikle, partnetirteti me shkollën dhe institucionet e tjera, zhvillimi profesional i stafit dhe shprehitë bazë të studentëve si parakusht për fillimin e studimeve. Për të gjitha këto aspekte studimi përfundon me rekomandimet përkatëse të cilat synojnë në përmirësimin e cilësisë së mësuesve të rinj dhe të formimit të atyre në shërbim. Për realizimin e këtij studimi punoi Dr. Bardhyl Musai, Profesor i Asociuar. Financimi i studimit u bë nga Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë.

Shkarko materialin e plotë në PDF.

 

Partnere