Përgatitja e mësuesve parashkollorë në Shqipëri – Situata aktuale dhe rekomandime për përmirësimin e cilësisë në sistemin e përgatitjes fillestare

Studimi bazohet në një analizë tërësore të situatës aktuale të sistemit të edukimit parashkollor dhe atë të përgatitjes së mësuesve parashkollorë në Shqipëri. Gjatë studimit u përcaktuan fushat kryesore për përmirësim brenda sistemit, në harmoni edhe me prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës e përvijuar në Strategjinë e Arsimit Parashkollor 2005-2015 si edhe në studime krahasuese në nivel ndërkombëtar dhe kryesisht në procesin e Bolonjës.

Programi i ri i popozuar për sistemin e përgatitjes së mësuesve parashkollorë, synon pajisjen e mësuesve me njohuritë, shprehitë dhe vlerat e nevojshme për një arsim më të mirë të fëmijëve, të bazuar në standarde dhe tregues të matshëm të rezultateve. 

Programi i ri ofron një mundësi në studimet universitare, pasi përgatitja e deritanishme është në nivele tejet të pakënaqshme. Programi i ri do të shërbejë edhe si një model në hartimin e programneve të tjera të degëve të mësuesisë, si ato për arsimin bazë e më tej dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojë këto fakultete në lehtësimin dhe qartësimin e procedurave për akreditimin e tyre. Procesi i Bolonjës bën të mundur që mbi këtë bazë të ngrihen më pas kurset e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë për këtë kategori të mësuesve duke kontribur në përmirësimin cilësor të tyre.

Programi i ri, i shoqëruar me modelet kurrikulare mbi bazën e pikëve kredite sipas sistemit ECTS, do të jetë një mjet i vlefshëm për stafin e universiteteve që të hartojnë kurse mbi bazën e një modeli të tillë. Standardet në përgatitjen e mësuesve do të jenë udhërrëfyes për universitetin i cili do të bazohet në rezulatet në përfundim të kurseve të studimit.  Studimi e konsideron përgatitjen e mësuesve parashkollorë si pjesë integrale e sistemit të trajnimit të mësuesve. Për realizimin e këtij studimi punoi Dr. Bardhyl Musai, Profesor i Asociuar, si edhe një grup ekspertësh të arsimit parashkollor dhe të arsimit të lartë. 

Financimi i studimit u bë nga UNICEF, programi i kombeve të bashkuara për fëmijët.

Shkarko materialin e plotë në PDF.

 

Partnere

Qendra për Arsim Demokratik newsletter

Rregjistrohuni me email per te marre te rejat me te fundit nga CDE

Na ndiqni në Facebook

Na Kontaktoni

Adresa Rruga Jordan Misja,
Pallatet Genner 2, 
Tiranë

Email: [email protected]


Sekretaria:
Tel: +355 44 50 90 11/12 / +355 69 80 60 934