Studimi u krye në kuadrin e një projekti me titull “Zgjerimi i zhvillimit profesional të praktikantëve të arsimit dhe praktikat e mësimdhënies/të nxënit në vendet e EJL-së” i koordinuar nga Qendra për Studime të Politikës Arsimore në Ljubljanë, Slloveni.
Ekipi kombëtar shqiptar ka synuar të hartojë një studim shterrues lidhur me mënyrën sesi sistemet e formimit të mësuesve para dhe gjatë shërbimit funksionojnë në praktikë, çfarë planesh janë zhvilluar nëpër fakultete, dhe institucionet përkatëse lidhur me të ardhmen (e afërt) deri më tani, dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, çfarë mendojnë mësuesit që punojnë nëpër shkolla lidhur me mënyrën aktuale të funksionimit të gjërave dhe cilat janë nevojat e tyre reale në këtë fushë.
Ekipi shqiptar ka bërë një analizë krahasuese paraprake dhe, në bazë të këtyre, u përpiluan një numër komentesh, korrigjimesh dhe amendamentesh të cilat qenë shumë të dobishme gjatë fazës përfundimtare të raportit. Raporti kombëtar nga Shqipëria është pjesë e tërë studimit i cili përfshin edhe 11 vende të tjera të rajonit.
Për realizimin e këtij studimi punuan Dr. Bardhyl Musai, Profesor i Asociuar, Dr. Milika Dhamo, Profesor i Asociuar, Dr. Edmond Rapti, Profesor i Asociuar, Dr. Petrit Muka Mjeshtër kërkimesh.
Financimi i studimit u bë nga Instituti për Shoqëri të Hapur (OSI) në kuadër të skemës RE: FINE (Resourcing Education: Fund for Innovations and Networking) – me kontributin e programit për Programit për Mbështetjen e Arsimit (Education Support Program) të OSI-t në Budapest dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Swiss Agency for Development and Cooperation).
Shkarko materialin e plotë në PDF.