Faktorët përcaktues dhe rrjedhojat e braktisjes së shkollës

Braktisja e shkollës është bërë një dukuri shqetësuese për shoqërinë shqiptare menjëherë pas ndryshimeve demokratike në fillim të viteve ’90. Për të parandaluar këtë dukuri, është e nevojshme së pari, të kuptojmë pse ndodh. Studimi i paraqitur këtu është një kërkim korrecional i cili synon të të hulumtojë midis faktorëve që përcaktojnë braktisjen e shkollës si edhe pasojat e saj. Ai u lokalizua në pesë rrethe të Shqipërisë ku përfshihet Tirana, Shkodra dhe Malësia e Madhe, Dibra, Vlora dhe Korça. 
Studimi jep një kuadër të plotë dhe të thelluar të shkaqeve që çojnë në braktisje, si dhe të rrjedhojave që sjell ajo. Përmes diskutimit, studimi argumenton nevojën për të ndryshuar rrënjësisht konceptimin e programeve në nivel qendror, vendor dhe shkollor duke rekomanduar hapa të përgjithshëm por edhe të veçantë që në të ardhmen mund të sjellin uljen e kësaj dukurie shqetësuese. 
Projekti filloi me mbledhjen e të dhënave, më pas përpunimin e tyre dhe nxjerrjne e rezultateve e formulimin e rekomandimeve në fund. 
Për kryerjen e këtij studimi u sigurua mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si dhe bashkëpunimi i drejtorive arsimore në secilin rreth. 
Për realizimin e këtij studimi punuan Dr. Bardhyl Musai, Profesor i Asociuar dhe Eljona Boce, psikologe. 
Financimi i studimit u bë nga Shërbimi Lehtësues Katolik (CRS) në Shqipëri. Shkarko materialin e plotë në PDF
 

Partnere

Qendra për Arsim Demokratik newsletter

Rregjistrohuni me email per te marre te rejat me te fundit nga CDE

Na ndiqni në Facebook

Na Kontaktoni

Adresa Rruga Jordan Misja,
Pallatet Genner 2, 
Tiranë

Email: [email protected]


Sekretaria:
Tel: +355 44 50 90 11/12 / +355 69 80 60 934