Projekte

Reformimi i sistemit të përgatitjes dhe të trajnimit të mësuesve

Propozim për ris​trukturimin e programeve të studimit në fakultetet e mësuesisë në përputhje me procesin e “Bolonjës“

Përgatitja dhe trajnimi i mësuesve në Shqipëri

Studimi u krye në kuadrin e një projekti me titull “Zgjerimi i zhvillimit profesional të praktikantëve të arsimit dhe praktikat e mësimdhënies/të nxënit në vendet e EJL-së” i koordinuar nga Qendra për Studime të Politikës Arsimore në Ljubljanë, Slloveni. 

Standardet në sistemin e përgatitjes së mësuesve

Ky dokument është përgatitur për të vendosur një komplet të njësuar standardesh të cilat janë kërkesa të domosdoshme për t’u plotësuar për çdo program të përgatitjes së mësuesve në Shqipëri. Informacioni i dhënë në këtë dokument bazohet në kërkesat për të përgatitur mësuesit e rinj që diplomohen në fakultetet e mësuesisë të vendit. Standardet e formuluara janë një udhëzues i qartë dhe përmes tij jepet informacion i drejtpërdrejtë për hartimin e programeve të përgatitjes së mësuesve dhe kontrollin për të garantuar cilësinë.

Përfshirja e prindërve në edukim dhe vendosjen e prioriteteve për të ardhmen

Studimi synon të përmirësojë cilësinë e arsimimit të fëmijëve, duke nxitur përfshirjen e prindërve në shkollë dhe bashkëpunimin me mësuesit. Ajo çka synohet është njëkohësisht edhe demokratizimi i mëtejshëm i arsimit dhe bërja e tij më i hapur për klientët, gjë që do të pasqyrohet në një edukim më të mirë për fëmijët. 

Përgatitja e mësuesve parashkollorë në Shqipëri – Situata aktuale dhe rekomandime për përmirësimin e cilësisë në sistemin e përgatitjes fillestare

Studimi bazohet në një analizë tërësore të situatës aktuale të sistemit të edukimit parashkollor dhe atë të përgatitjes së mësuesve parashkollorë në Shqipëri. Gjatë studimit u përcaktuan fushat kryesore për përmirësim brenda sistemit, në harmoni edhe me prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës e përvijuar në Strategjinë e Arsimit Parashkollor 2005-2015 si edhe në studime krahasuese në nivel ndërkombëtar dhe kryesisht në procesin e Bolonjës.

Faktorët përcaktues dhe rrjedhojat e braktisjes së shkollës

Braktisja e shkollës është bërë një dukuri shqetësuese për shoqërinë shqiptare menjëherë pas ndryshimeve demokratike në fillim të viteve ’90. Për të parandaluar këtë dukuri, është e nevojshme së pari, të kuptojmë pse ndodh. Studimi i paraqitur këtu është një kërkim korrecional i cili synon të të hulumtojë midis faktorëve që përcaktojnë braktisjen e shkollës si edhe pasojat e saj.

Pages

Partnere