Marrëveshje bashkëpunimi

Më datë 13 dhjetor 2013, Shkolla e Lartë e Edukimit dhe Qendra për Arsim Demokratik nënshkruan në Buçimas, Pogradec marrëveshjen me Nehemia Gateëay University e cila synon bashkëpunimin ndërmjet këtyre institucioneve arsimore, për të nxitur interesin në aktivitete lidhur me hulumtimin dhe zhvillimin, shkëmbimin e profesorëve dhe të personelit tjetër akademik, trajnimin e mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve shkollore, pjesëmarrjen në veprimtari të përbashkëta si seminare, konferenca, shkolla verore etj.

Në ceremoni përshëndetën Dr. Ahmed Z. Bugri, Rektor NGU, prof. Bardhyl Musai, Drejtor Ekzekutiv CDE dhe më pas z. Arnold Geiger, Drejtor menaxher i Nehemia, u foli të pranishmëve për filozofinë dhe vlerat që mbart institucioni që ai drejton. Ceremonia u zhvillua në një mjedis profesional, të organizuar me kulturë dhe shije.

Partnere