Lajme

Marrëveshje bashkëpunimi

Më datë 13 dhjetor 2013, Shkolla e Lartë e Edukimit dhe Qendra për Arsim Demokratik nënshkruan në Buçimas, Pogradec marrëveshjen me Nehemia Gateëay University e cila synon bashkëpunimin ndërmjet këtyre institucioneve arsimore, për të nxitur interesin në aktivitete lidhur me hulumtimin dhe zhvillimin, shkëmbimin e profesorëve dhe të personelit tjetër akademik, trajnimin e mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve shkollore, pjesëmarrjen në veprimtari të përbashkëta si seminare, konferenca, shkolla verore etj.

Sesion jubilar

Më datë 6 dhjetor 2013, CDE dhe SHLE organizuan një sesion jubilar në përkujtim të dijetarëve, të edukatorëve të shquar të cilët kanë lënë gjurmë në zhvillimin e arsimit shqiptar dhe botëror.

Në këtë aktivitet morën pjesë: zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Nora Malaj, përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, nga ambasada e Francës, Italisë, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Federatës Ruse, akademikë, rektorë të universiteteve, studiues, profesorë, përfaqësues të medias dhe të shoqërisë civile.

Workshop - Lidershipi dhe menaxhimi për arsim cilësor

Më datë 15-16 nëntor 2013, Institucioni Universitar “Shkolla e Lartë e Edukimit“ (ShLE), Qendra për Arsim Demokratik (CDE), Tiranë dhe Durham University & University of Glasgow, UK, organizuan workshopin "Lidershipi dhe menaxhimi për arsim cilësor", nën drejtimin e Catherine Owen.

Në këtë workshop pati pjesëmarrje të gjerë me pedagog e mësues nga qytete, si: Shkodra, Durrësi, Korça, Gjirokastra, Vlora, Tirana, Elbasani, Librazhdi, Berati, Lushnja, Pogradeci, por edhe nga Prishtina e Tetova.

Partnere