Përgatitja e drejtuesve për udhëheqjen, menaxhimin dhe administrimin e institucioneve arsimore

Target grup: Mësues/Drejtues të Arsimit Parauniversitar

Kohëzgjatja e programit: 18 ditë  (228 orë gjithsej)

Dokumenti njohës në përfundimin e shkollës: Çertifikatë me suplement (foto e certifikates perkatese)

Numri i krediteve: 10

Kriteret e Pranimit:  
Pranohen të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studime universitare në fushën e mësuesisë. 
Ata duhet të kenë së paku një vit përvojë pune si mësimdhënës në arsimin parauniversitar ose si drejtues shkolle, inspektor në DAR/ZA, apo në një institucion tjetër që ka për objekt të punës së vet arsimin.    

Përshkrim i Programit
Programi synon t'i aftësojë pjesëmarrësit të përmirësojnë punën e tyre në udhëheqjen profesionale, përshtatjen me prirjet bashkëkohore në menaxhimin dhe administrimin e institucioneve arsimore.

Programi ka karakter modular me përmbajtjen e mëposhtme:

  1. Moduli hyrës: Cilësia në arsim, menaxhimi i ndryshimeve, karakteristikat e stileve të mësimdhënies, funksionet dhe rolet menaxhuese të liderit;
  2. Teoria e organizimit të institucioneve;
  3. Komunikimi dhe teknologjia e informacionit  në institucionet arsimore;
  4. Drejtuesi, lider pedagogjik;
  5. Planifikimi strategjik dhe financat;
  6. Legjislacioni për arsimin;  

Çdo modul është i përbërë nga disa tema.

Mënyra e Zhvillimit 
Seanca informuese dhe ndërvepruese në auditor, veprimtari individuale dhe në grup, komunikim on-line, detyra gjatë seancave, studim i pavarur i literaturës, praktikë në udhëheqjen dhe menaxhimin e një institucioni arsimor, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e një drejtuesi-mentor.

Materialet që përdoren
Libra, kryesisht në gjuhën shqipe, botime të CDE-së dhe të tjerë. Materiale të fotokopjuara. 
Materiale të shkruara për punë të pavarur dhe në grup në auditor (handouts). 
Materiale të shkruara në formë elektronike për studim të pavarur.
Programe kompjuterike për demonstrim, studim dhe punë individuale e në grup.

Mënyra e vlerësimit
Me punime dhe detyra kursi, ese, demonstrime dhe dosje, bazuar në standardet profesionale të programit. 
Dosjet, si prova të plotësimit të kërkesave për certifikim, për çdo modul veçmas dhe në tërësi.

Partnere

Qendra për Arsim Demokratik newsletter

Rregjistrohuni me email per te marre te rejat me te fundit nga CDE

Na ndiqni në Facebook

Na Kontaktoni

Adresa Rruga Jordan Misja,
Pallatet Genner 2, 
Tiranë

Email: [email protected]


Sekretaria:
Tel: +355 44 50 90 11/12 / +355 69 80 60 934