Target grup: Punonjës të sistemit arsimor parauniversitar, kryesisht mësues të kategorisë së dytë të kualifikimit.
Kohëzgjatja e programit: 12 ditë
(210 orë gjithsej: 72 orë në auditor, 123 orë studim dhe punë e pavarur dhe 15 orë demonstrim dhe arsyetim me gojë).
Dokumenti njohës në përfundimin e programit: Çertifikatë me suplement (foto e certifikates perkatese)
Numri i krediteve: 12
Përshkrim i Programit
Ky program synon përgatitjen profesionale të mësuesve mentor për udhëheqjen dhe zhvillimin e praktikave profesionale të praktikantëve-mësues të rinj me qëllim që të përgatiten për të fituar statusin e mësuesit përmes provimit të shtetit. Mentori është një mësues me përvojë, i cili mëson dhe udhëheq praktikantin në procesin e përvetësimit të mësimdhënies.
Programi ka karakter modular me përmbajtje:
- Moduli 1 Praktikantët si studentë, karakteristikat dhe veçoritë e punës me ta.
- Moduli 2 Mentori, mentorimi dhe përmbajtja e lëndës.
- Moduli 3 Pedagogjia dhe kualifikimi fillestar.
- Moduli 4 Cilësia në praktikën profesionale.
- Moduli 5 Mësimi cilësor përmes praktikës me përdorimin e metodologjive ndërvepruese dhe aktive.
- Moduli 6 Vëzhgimi i praktikantëve, natyra dhe roli i vazhgimit.
- Moduli 7 Mentorimi dhe vlerësimi.
- Moduli 8 Kompetencat profesionale të vlerësimit.
- Moduli 9 Mentorimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shkollës.
- Moduli 10 Partneriteti në përgatitjen e mësuesve fillestarë.
- Moduli 11 Marrëdhëniet teori-praktikë në përgatitjen e mësuesve.
- Moduli 12 Përgjegjësitë dhe detyrat e mentorëve në shkollë.
Materialet që përdoren
Libra, botime të CDE-së
Materiale të shkruara për punë të pavarur dhe në grupe në auditor (handouts).
Programe kompjuterike për demonstrim, studim dhe punë individuale dhe në grup.
Mënyra e vlerësimit
Me demonstrime dhe dosje, bazuar në standardet profesionale të programit.
Dosjet e çertifikimit përmbajnë: prova të plotësimit të kërkesave për çertifikim sipas nivelit të çertifikatës; vlerësime të dosjes si mësues/e apo trajner/e, plane, programe dhe prova të tjera nga referimet nëpër veprimtari për zhvillim profesional në shkollë a gjetkë; vlerësime të pjesëmarrësve pas referimeve në seminare që kanë përfunduar, dëshmi dhe prova të tjera të zotërimit dhe demonstrimit të metodave ndërvepruese.