Mësimdhënia Dhe Të Nxënët Ndërveprues Sipas Metodave Për Zhvillimin E Të Menduarit Kritik

Target grup:  Mësues/e 

Kohëzgjatja e programit: 12 ditë 

(142 orë gjithsej:  72 orë në auditor, 60 orë studim dhe punë e pavarur dhe 10 orë demonstrim dhe arsyetim me gojë.)

Dokumenti njohës në përfundimin e programit: Çertifikatë me suplement (foto e certifikates perkatese)

Numri i krediteve: 10

Përshkrim i Programit

Programi synon t'i aftësojë pjesëmarrësit:

  • të krijojnë, të ndërtojnë dije dhe të formojnë shprehi përmes metodave të bashkëveprimit aktiv  të punës në grupe, të diskutimeve të arsyetuara,
  • të jenë në gjendje ta shndërrojnë klasën në një mjedis që mbështet dhe nxit të nxënët, në klasë mendimtare.

Programi ka karakter modular me përmbajtje:

  • Moduli 1: Parime të të nxënit aktiv dhe të menduarit kritik
  • Moduli 2: Marrja e informacionit nga teksti
  • Moduli 3: Të lexuarit dhe të kuptuarit e teksteve narrative
  • Moduli 4: Të nxënët në bashkëpunim
  • Moduli 5: Zhvillimi i një diskutimi
  • Moduli 6: Procesi i të shkruarit
  • Moduli 7: Të shkruarit argumentues bindës. Të kuptuarit e argumenteve
  • Moduli 8: Të dëgjuarit kritik
  • Moduli 9: Planifikimi i mësimit dhe vlerësimi. 
  • Koherenca objektiva-metoda-vlerësim

Materialet që përdoren
Libra, botime të CDE-së
Materiale të shkruara për punë të pavarur dhe në grupe në auditor (handouts).
Programe kompjuterike për demonstrim, studim dhe punë individuale dhe në grup.

Mënyra e vlerësimit
Me demonstrime dhe dosje, bazuar në standardet profesionale të programit. 
Dosjet e çertifikimit përmbajnë: prova të plotësimit të kërkesave për çertifikim sipas nivelit të çertifikatës; vlerësime të dosjes, plane, programe dhe prova të tjera nga referimet nëpër veprimtari për zhvillim profesional në shkollë a gjetkë; vlerësime të pjesëmarrësve pas referimeve në seminare që kanë përfunduar, dëshmi dhe prova të tjera të zotërimit dhe demonstrimit të metodave ndërvepruese.

Partnere