Hartimi i Objektivave Për Mësimdhënien Dhe Vlerësimin

Target grup:    Mësues/e 
Kohëzgjatja e programit:   10 ditë 
(200 orë gjithsej:  60 orë në auditor, 125 orë studim dhe punë e pavarur dhe 15 orë demonstrim dhe arsyetim me gojë). 

Dokumenti njohës në përfundimin e programit: Çertifikatë me suplement 

Numri i krediteve: 10

Përshkrim i Programit: Program synon të aftësojë pjesëmarrësit në:

  • formulimin sa më të saktë të objektivave mësimore; 
  • përdorimin e objektivave në planifikimin e mësimdhënies dhe të vlerësimit, në lidhje të ngushtë me parimin e koherencës midis mësimdhënies, të nxënit dhe vlerësimit si bazat e shtyllës kryesore të planifikimit mësimor;
  • formulimin e shprehive për pregatitjen e tezave të ndryshme, paraqitjen në formë të shkruar dhe prezantimin përpara audiencës.

Programi ka karakter modular me përmbajtje:

  • Moduli  1:  Objektivat mësimore si rezultate të parashikuara të të nxënit
  • Moduli  2:  Taksonomia e objektivave, taksonomia e Blumit e rishikuar
  • Moduli  3:  Si të përftojme formulime të qarta të objektivave mësimore
  • Moduli  4:  Përdorimi i objektivave në planifikimin e mësimdhënies dhe vlerësimit
  • Moduli  5:  Si të shkruajme objektiva për të arritur nivelin e të njohurit, kuptuarit dhe të zbatuarit
  • Moduli  6:  Si të shkruajme objektiva për shprehi të të menduarit të nivelit të lartë
  • Moduli  7:  Si të shkruajmë objektivat e sferës emocionale
  • Moduli  8:  Përdorimi i objektivave mësimore në vlerësim 

Metodat që përdoren: 
Prezantimi, Brainstorming, Loja me role,  Teknika e grupeve nominale, Metoda e studimit të çështjes, Metodat vizuale, Diskutimet, Paneli etj. 

Materialet që përdoren: 
Video projektor, laptop, flipcharter, lapustila, memo me ngjyra të ndryshme, shirita letre, etj. 

Mënyra e vlerësimit: 
Me demonstrime dhe dosje, bazuar në standardet profesionale të programit. 
Dosjet e çertifikimit përmbajnë: prova të plotësimit të kërkesave për çertifikim sipas nivelit të çertifikatës; vlerësime të dosjes, plane, programe dhe prova të tjera nga referimet nëpër veprimtari për zhvillim profesional në shkollë a gjetkë; vlerësime të pjesëmarrësve pas referimeve në seminare që kanë përfunduar, dëshmi dhe prova të tjera të zotërimit dhe demonstrimit të metodave ndërvepruese. 

Partnere

Qendra për Arsim Demokratik newsletter

Rregjistrohuni me email per te marre te rejat me te fundit nga CDE

Na ndiqni në Facebook

Na Kontaktoni

Adresa Rruga Jordan Misja,
Pallatet Genner 2, 
Tiranë

Email: [email protected]


Sekretaria:
Tel: +355 44 50 90 11/12 / +355 69 80 60 934