Target grup: Mësues/e
Kohëzgjatja e programit: 12 ditë
(210 orë gjithsej: 72 orë në auditor, 123 orë studim dhe punë e pavarur dhe 15 orë demonstrim dhe arsyetim me gojë).
Dokumenti njohës në përfundimin e programit: Çertifikatë me suplement (foto e certifikates perkatese)
Numri i krediteve: 12
Përshkrim i Programit
Programi i Artit i të shkruarit synon të plotësojë dijet dhe të zhvillojë më tej aftësitë dhe shprehitë në të shkruar të pjesëmarrësve nëpërmjet sesioneve ndërveprues. Procesi i të shkruarit trajtohet në të gjitha fazat e tij, në forma të shumëllojshme.
Programi ka karakter modular me përmbajtje:
- Moduli 1: Koncepti i të shkruarit si proces: krijimi, përvijimi dhe produkti; etapat e të shkruarit.
- Moduli 2: Organizimi i të shkruarit; nga fjalia tek paragrafi, elementet dhe llojet e tij.
- Moduli 3: Shkrimi i esesë: hapat për të shkruar esenë; struktura e esesë; llojet dhe mënyra të shkrimit të esesë.
- Moduli 4: Format e të shkruarit; shkrimi krijues; shkrimet personale; të shkruarit në gjini të ndryshme letrare dhe joletrare.
- Moduli 5: Fjalia; llojet gramatikore, stili dhe konciziteti;
- Moduli 6: Fjalët dhe përzgjedhja e fjalëve; regjistri dhe nuancat kuptimore dhe gjuhësore të fjalëve.
- Moduli 7: Shkrimet funksionale; shkrimi për jetën.
- Moduli 8: Mjete dhe teknika që përmirësojnë cilësinë e të shkruarit (procesi i kërkimit dhe dokumentimit të burimeve, biblioteka, Interneti, etj).
- Moduli 9: Organizimi i kursit të të shkruarit, përfshirja e të shkruarit në lëndë të ndryshme.
Materialet që përdoren
Libra, botime të CDE-së
Materiale të shkruara për punë të pavarur dhe në grupe në auditor (handouts).
Programe kompjuterike për demonstrim, studim dhe punë individuale dhe në grup.
Mënyra e vlerësimit
Me demonstrime dhe dosje, bazuar në standardet profesionale të programit.
Dosjet e çertifikimit përmbajnë: prova të plotësimit të kërkesave për çertifikim sipas nivelit të çertifikatës; vlerësime të dosjes, plane, programe dhe prova të tjera nga referimet nëpër veprimtari për zhvillim profesional në shkollë a gjetkë; vlerësime të pjesëmarrësve pas referimeve në seminare që kanë përfunduar, dëshmi dhe prova të tjera të zotërimit dhe demonstrimit të metodave ndërvepruese.