Target grup: Mësues/e
Kohëzgjatja e programit: 10 ditë
(200 orë gjithsej: 60 orë në auditor, 125 orë studim dhe punë e pavarur dhe 15 orë demonstrim dhe arsyetim me gojë).
Dokumenti njohës në përfundimin e programit: Çertifikatë me suplement
Numri i krediteve: 10
Përshkrim i Programit: Program synon të aftësojë pjesëmarrësit në:
- formulimin sa më të saktë të objektivave mësimore;
- përdorimin e objektivave në planifikimin e mësimdhënies dhe të vlerësimit, në lidhje të ngushtë me parimin e koherencës midis mësimdhënies, të nxënit dhe vlerësimit si bazat e shtyllës kryesore të planifikimit mësimor;
- formulimin e shprehive për pregatitjen e tezave të ndryshme, paraqitjen në formë të shkruar dhe prezantimin përpara audiencës.
Programi ka karakter modular me përmbajtje:
- Moduli 1: Objektivat mësimore si rezultate të parashikuara të të nxënit
- Moduli 2: Taksonomia e objektivave, taksonomia e Blumit e rishikuar
- Moduli 3: Si të përftojme formulime të qarta të objektivave mësimore
- Moduli 4: Përdorimi i objektivave në planifikimin e mësimdhënies dhe vlerësimit
- Moduli 5: Si të shkruajme objektiva për të arritur nivelin e të njohurit, kuptuarit dhe të zbatuarit
- Moduli 6: Si të shkruajme objektiva për shprehi të të menduarit të nivelit të lartë
- Moduli 7: Si të shkruajmë objektivat e sferës emocionale
- Moduli 8: Përdorimi i objektivave mësimore në vlerësim
Metodat që përdoren:
Prezantimi, Brainstorming, Loja me role, Teknika e grupeve nominale, Metoda e studimit të çështjes, Metodat vizuale, Diskutimet, Paneli etj.
Materialet që përdoren:
Video projektor, laptop, flipcharter, lapustila, memo me ngjyra të ndryshme, shirita letre, etj.
Mënyra e vlerësimit:
Me demonstrime dhe dosje, bazuar në standardet profesionale të programit.
Dosjet e çertifikimit përmbajnë: prova të plotësimit të kërkesave për çertifikim sipas nivelit të çertifikatës; vlerësime të dosjes, plane, programe dhe prova të tjera nga referimet nëpër veprimtari për zhvillim profesional në shkollë a gjetkë; vlerësime të pjesëmarrësve pas referimeve në seminare që kanë përfunduar, dëshmi dhe prova të tjera të zotërimit dhe demonstrimit të metodave ndërvepruese.